Në reagimin e parë për mediat, babai i minorenit që dyshohet se vrau me thikë Martin Canin u pyet nëse ka qenë ai në makinë me djalin në momentin që i mituri ka postuar foto pas krimit në rrjetet sociale.
Babai i Martin Canit: Me familjen e autorit nuk kemi pasur asnjë kontakt
Ndue Perlleshi e mohon duke thënë se ka prova që vërtetojnë se ai ka qenë në punë në momentin e ngjarjes.
“Ke fakte nga kam qenë unë kur ka ndodhur problemi. Unë kam qenë në punë në ndërtim, ka kamera”, tha ai.
Po ashtu ai tha se djali nuk i ka konfirmuar se e ka kryer krimin.
“Djali është i shokuar, nuk di se çfarë thotë. Djali është në spital”, deklaroi ai në ekranin e Top Channel.