Engjëll dhe Florina, prindërit e 14-vjeçarit të vrarë Martin Cani, thonë se nuk kanë patur asnjë kontakt me familjen e autorit të ngjarjes.
Me lot në sy, ata thonë për “Opinion” se ende nuk e dinë saktësisht se si ka ndodhur konflikti mes djalit të tyre dhe autorit të vrasjes Mario Perlleshaj.
Ata kanë dhënë mesazhe për paqe, ndërsa falenderojnë të gjithë shoqërinë shqiptare që u sensibilizuan për ngjarjen e rëndë.
A ka patur iniciativ nga familja e djalit që ka kryer veprën që të ketë një kontakt me ju?
Babai: S’kam asnjë lloj informacioni, s’do kishte prind që do e lejonte fëmijën e vet të ketë sherre. Asnjë lloj informacioni nuk kishim. Nuk kemi pasur kontakt por edhe sikur te kem është e pamjaftueshme, nuk e di, edhe ai si prind nuk besoj se do të jetë krenar se ka djalin kriminel, s’kemi pas asnjë lloj kontakti.
Ne duam që të përcjellim një mesazh tjetër që të gjithë ata prindër janë bashkuar me dhimbjen tonë dhe kjo është shumë… na e lehtëson shumë dhimbjen, janë sensibilizuar të gjithë. Nga ana e familjarëve ne nuk e dimë dhe se si ka ndodhur, jemi shumë të tronditur.
Keni patur kontakte me policinë, për mënyrën se si ka ndodhur ngjarja?
Babai: Jo, jo, jo fare. Ne nga spitali kemi ardhur këtu… në varreza. Gjej guximin që të falenderoj të gjithë shqiptarët që sensibilizuan për djalin tim, për humbjen e thellë që na ka ndodhur ne dhe uroj të gjithë njerëzve që të dhurojnë bizqeshje dhe paqe për të gjithë, është e pakushtuershme. Dua të falenderoj të gjithë stadiumin “Air Albania” që mbajtën një minutë heshjte për djalin tim., duatë falenderoj FSHF, të gjithë, të gjithë prindërit e kësja bote, falenderoj dhe kampionin tim (drejtohet fotografisë së djalit të vrarë)