Një e vërtetë e hidhur dhe e trishtë ka dalë në pah lidhur me jetën e këngëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simaku.
Janë të afërmit e saj që kanë folur për mediat sot, kur një video është bërë virale dhe është komentuar më së shumti në rrjet, ku dyshohet se shfaqet pikërisht këngëtarja shqiptare, në Amerikë, duke marrë ndihma.
Të afërmit e Parashqevi Simakut për Report Tv thanë: Familja ka vite që e kërkon, e konsiderojnë të humbur. Nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore e psikologjike. E divorcuar prej vitesh, burri ka kujdestarinë e djalit. Familja ka mbi 5 vite që nuk ka kontakte me të.
Videoja e një Tv amerikan ku shfaqet një grua që merr ndihma, dyshohet se tregon Parashqevi Simakun dhe kjo ka bërë që shumë shqiptarë të ndiejnë keqardhje për fatin e saj në emigrim.
“Ishte kthyer në endacake në SHBA”- Apeli i gazetares: Parashqevinë duhet ta shpëtojmë ne


