Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rrezikoi pushuesit me manovra të rrezikshme, policia bllokon jet skin dhe gjobit drejtuesin

    Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun

    Kredia 302 milionë dollarë nga SHBA, Agron Shehaj merr marrëveshjen konfidenciale në Kuvend dhe ikën me vrap 

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    A është i sëmurë Safet Gjici? Tre ekspertë dhe 11 pyetje për të vendosur lirimin ose jo nga burgu

    November 14, 2024

    Ish-kryebashkiaku Safet Gjici, ka kërkuar lirimin nga burgu. Ai argumenton se për shkak të gjendjes shëndetësore duhet ta vijojë dënimin në kushte shtëpie.

    Gjici i dënuar me 3 vite burgim ka ende për të shlyer 1 vit e 2 muaj dënim të mbetur.

    Aktualisht ai gjendet i hospitalizuar. Sipas avokatit, ish-kryebashkiaku i Kukësit vuan nga probleme të sistemit kardiovaskular, zmadhim të aortës dhe diabet të formës së rënduar.

    Në anën tjetër tre ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, duhet të japin përgjigje për 11 pyetjet që i është drejtuar gjykata.

    Në një njoftim zyrtar të Gjykatës, thuhet se ekspertëve Mjekoligjorë nga Gjykata janë caktuar detyrat:

    1. A vuan shtetasi Safet Gjici nga ndonjë sëmundje, nëse po, paraqisni, një historik të sëmundjes së tij nga koha e arrestimit të tij e deri në datën e kryerjes së ekzaminimit objektiv dhe cila është diagnoza?
    2. Cilat janë patologjitë që konstatohen tek kërkuesi Safet Gjici?
    3. A vuan kërkuesi nga diabeti dhe nëse po, cila është shkalla e sëmundjes, pasojat e shkaktuara, terapia e ndjekur, a ka qenë efektive ajo dhe cili është mjekimi më i përshtatshëm që rekomandohet?
    4. A ka shkaktuar diabeti insuficencë të organeve jetësore?
    5. A vuan kërkuesi Safet Gjici nga probleme kardio-vaskulare dhe nëse po cila është diagnoza?
    6. A ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore të kërkuesit Safet Gjici gjatë qëndrimit në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, nëse po, a ka marrë trajtimin e përshtatshëm?
    7. A vuan nga ndonjë sëmundje veçanërisht e rëndë, shtetasi Safet Gjici?
    8. A ka nevojë kërkuesi për trajtim të specializuar dhe nëse po, a e ofron Institucioni Mjekësor ku ai është akomoduar këtë trajtim?
    9. Në momentin e kryerjes së ekzaminimit objektiv, cila është gjendja shëndetësore e kërkuesit, a është e tillë, që përben rrezik për jetën e kërkuesit?
    10. Nëse po, cila është terapia efektive e përshtatshme për eleminimin e këtij rreziku dhe a e mundëson Institucioni Mjekësor ku gjendet aktualisht?
    11. A rrezikohet jeta e kërkuesit nëse qëndron i izoluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale?

    a eshte semure ekspertët kerkon lirine Safet Gjici
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rrezikoi pushuesit me manovra të rrezikshme, policia bllokon jet skin dhe gjobit drejtuesin

    July 27, 2026

    Pjesë e grupit që trafikoi drogë nga Spanja e Holanda drejt Finlandës, Apeli i Posaçëm liron nga qelia Erind Agalliun

    July 27, 2026

    Kredia 302 milionë dollarë nga SHBA, Agron Shehaj merr marrëveshjen konfidenciale në Kuvend dhe ikën me vrap 

    July 27, 2026

    302 milionë dollarë hua nga SHBA, Balla: Marrëveshje historike, konfirmon besimin e Amerikës!

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.