Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump sulmon sërish NATO-n: Tigër prej letre, i refuzova kur ofruan ndihmë

    Mister në SHBA/ 10 shkencëtarë dhe zyrtarë bërthamorë të vdekur ose të zhdukur në tre vite

    Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ Dy viktima dhe pesë të plagosur në segmentin Rrëshen-Milot

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    A do të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë?

    April 7, 2026

    Albin Kurti takohet me opozitën për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e presidentes/it. Si Kurti dhe kreu i LDK, Abdixhiku duan të shmangin zgjedhje të reja. PDK vendos kushte.

    Lideri i partisë në pushtet Vetëvendosja dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nisur takimet me udhëheqës të partive në opozitë për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e presidentit në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja të jashtëzakonshme në Kosovë.

    Pas përfundimit të mandatit të presidentes Osmani dhe largimit të saj nga zyra, Kurti të parin që takoi ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Të dy udhëheqësit politikë thanë se synojnë zgjidhje për një emër konsensual për president dhe jo zgjedhje të reja, ndonëse nuk thanë të kenë arritur një dakordim konkret. Kurti u shpreh optimist për, siç tha, “atmosferë konstruktive” në takim me Abdixhikun dhe dashamirësinë për t’i shmangur zgjedhjet, të cilat sipas tij, “nuk mund të prodhojnë rezultat shumë të ndryshëm nga ai i 28 dhjetorit 2025”. “Jemi të përcaktuar që t’i shmangim zgjedhjet e reja, sepse ato nuk do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Është e vështirë që të paramendohet një fushatë zgjedhore ku ne i risjellim platformat dhe programet tona dhe me po të njëjtat zotime kërkojmë sërish votën e të njëjtëve qytetarë për një rezultat që e dimë që nuk mund të jetë shumë ndryshe”, tha Kurti pas takimit mbi dy orësh që zhvilloi me udhëheqësin e LDK-së, Abdixhiku.

    Kreu i LDK, Abdixhiku, tha se po synohet të arrihet një zgjidhje e përbashkët konsensuale, me këto takime. “Kjo është rruga që duhet ndjekur përpara. Do ta ndjekim këtë rrugë sa herë që mundemi për t’i shmangur zgjedhjet”, tha Abdixhiku, duke rikujtuar se “në proces për president janë dy emra, kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, dhe LDK-ja e ka pozicionin e vet të qartë se jo të gjitha pozitat shtetërore mund t’i takojnë një partie politike, ky është pozicioni ynë”.

    Kushti i PDK

    Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, para se ta takojë Kurtin, ka bërë të qartë se Kurti duhet ta “konkretizojë iniciativën e re për çështjen e presidentit në formë të shkruar”. “Atij i është kërkuar që ta konkretizojë iniciativën e tij të re përmes një letre zyrtare, në mënyrë që të rritet serioziteti në trajtimin e kësaj çështjeje. Pas këtij konkretizimi nga ana e tij, çështja do të shqyrtohet në organet e partisë dhe më pas do të paraqitet qëndrimi përfundimtar i PDK-së”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

    Pas përgjigjes së PDK-së Albin Kurti ka reaguar duke u shprehur, se “qëndrimi i PDK-së nuk lë hapësirë për marrëveshje”. Përpjekja e re e kryeministrit Kurti që të gjejë zgjidhje për çështjen e presidentit vjen pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila ka nxjerrë një afat që nëse deri më 28 prill nuk zgjidhet presidenti i Kosovës, vendi automatikisht shkon në zgjedhje që duhet mbajtur brenda 45 ditëve. Kurti me partnerët aktualë qeverisës ka 66 deputetë, nga 120 sa i ka Parlamenti i Kosovës. Për ta zgjedhur presidentin e ri në dy raundet e para duhen dy të tretat e votave të deputetëve dhe po e njëjta prani në sallë./DW

    LDK
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump sulmon sërish NATO-n: Tigër prej letre, i refuzova kur ofruan ndihmë

    April 17, 2026

    Mister në SHBA/ 10 shkencëtarë dhe zyrtarë bërthamorë të vdekur ose të zhdukur në tre vite

    April 17, 2026

    Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ Dy viktima dhe pesë të plagosur në segmentin Rrëshen-Milot

    April 17, 2026

    Si të bëhesh leckë për pak vëmendje

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.