Tedi Blushi, kandidat në listën e koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i është shmangur pyetjes nëse do të jepte mandatin e tij në Kuvend për Ilir Metën, i cili nuk arriti të fitonte në zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë protestës së opozitës, Blushi u shpreh se “këto përgjigje do të jepen në kohën e duhur” dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së protestës për lirinë e votës.
“Nuk kam punuar kundër Ilir Metës, por ju duhet t’i pyesni ata që kanë punuar kundër tij. Kush fshihet pas kësaj, do të dihet në kohën e duhur,” tha ai, duke shtuar se protesta sot ka për qëllim mbrojtjen e lirisë së votës dhe jo çështje të tjera.


