Modelja e njohur shqiptare njëkohësisht dhe ish-banorja e “Big Brother VIP” Jori Delli së fundmi na ka zbuluar pak më shumë planeve për të krijuar një familje.
Teksa nëpërmjet një “Ask me a question” në profilin e saj në Instagram u pyet nëse ka në plan të bëhet nënë tani që po afrohet mosha 30 vjeç, Jori përgjigjet me një humor:
“Ende jo 30. Një fëmijë është një përgjegjësi. Duhet të jesh gati për të ndryshuar plotësisht jetën tënde. Dëshira ime është të kem shumë fëmijë, por mendoj se nuk jam gati tani. Kam shumë për të bërë, për të vizituar dhe për të ndjerë.”
Modelja shtoi më tej se ka vendosur të shijojë edhe disa vite të tjera duke eksploruar botën, për të forcuar marrëdhënien e saj në çift dhe për të ndërtuar një bazë ekonomike të qëndrueshme për të ardhmen e saj familjare.

LEXO EDHE:
Sensuale dhe në super formë, Jori Delli “ndez” rrjetin, pozon me bikini para pasqyrës


