Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kapet në Kurbin i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 7 vite burg për trafik dro*e

    Dua Lipa zbulon pamjen e parë nga dasma në Siçili, zgjedh fustan lëkure me pupla

    Richard Gere kritikon deklaratat e politikanëve amerikanë për emigrantët: Jam thellësisht i turpëruar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Raporti i UNESCO-s: Të rriturit shqiptarë, më të painteresuarit në botë për t’u trajnuar

    January 27, 2025
    Raporti i UNESCO-s: Të rriturit shqiptarë, më të painteresuarit në botë për t’u trajnuar

    TIRANË– Revolucioni teknologjik kërkon që forca punëtore mbi moshën e shkollimit, duhet të trajnohet dhe të pajiset me njohuri në mënyrë që të përshtatet me nevojat e tregut të punës.

    UNESCO (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë) në raportin Global të Monitorimit të Edukimit vuri në dukje se të rriturit shqiptarë kishin pjesëmarrjen më të ulët në trajnime në grupin e vendeve me të ardhura të mesme të larta, por edhe në grupin e 120 vendeve që u morën në studim.

    Siç shihet në grafikun e mëposhtëm, vetëm 3% e të rriturve shqiptarë nga mosha 25-54 vjeç marrin pjesë në trajnime, duke u renditur të fundit në krah të Tailandës dhe Mongolisë në mesin e 30 vendeve të klasifikuara në grupin me të ardhura të mesme.

    Kjo pjesëmarrje e ulët në të ardhmen bëhet pengesë për rritjen e produktivitetit të punës dhe për kapërcimin në një nivel tjetër ekonomik.

    Nga vendet e të njëjtit grup, pjesëmarrjen më të lartë në trajnime për rritjen profesionale e kishte Bjellorusia me rreth 18%, e ndjekur nga Tavaluja me 14%.lg.php.gif

    Në ekonomitë e sotme me zhvillim të shpejtë teknologjik, njohuritë dhe aftësitë mund të vjetërsohen shpejt dhe nuk u përgjigjen nevojave të tregut të punës.

    Të mësuarit gjatë gjithë jetës po bëhet gjithnjë e më shumë thelbësor për integrim në tregje. UNESCO mblodhi të dhënat në 120 vende të botës për të krahasuar pjesëmarrjen e të rriturve në trajnime dhe arsim dhe rezultoi se Shqipëria renditet nga fundi për nivelin e ulët të trajnimeve pas periudhës së përfundimit të shkollës.

    Në krahasimin e të dhënave, UNESCO zbuloi se pjesëmarrja në arsim dhe trajnim është i ulët në nivel global. Në rreth 30 vende trajnohem më pak se 5% e të rriturve dhe në 13 vende rreth 10% e të rriturve zhvillohen më tej profesionalisht.

    Nga vendet më të ardhura të ulëta shquhen për trajnim në mbi 5% të popullsisë së rritur Bolivia, Madagaskari, Nigeria dhe Timor-Leste./MONITOR

    Raporti i UNESCO-s re rinjte shqiprare Trajnime unesco
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kapet në Kurbin i shumëkërkuari nga Italia, i dënuar me mbi 7 vite burg për trafik dro*e

    June 6, 2026

    Dua Lipa zbulon pamjen e parë nga dasma në Siçili, zgjedh fustan lëkure me pupla

    June 6, 2026

    Richard Gere kritikon deklaratat e politikanëve amerikanë për emigrantët: Jam thellësisht i turpëruar

    June 6, 2026

    Gjumi i pasdites mund të lidhet me ngadalësimin e plakjes së trurit

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.