TIRANË– Egli dhe Gjesti prej ditësh janë në një situatë jo të mirë ku duket se tashmë raporti i tyre është “krisur” dhe nga ana e Gjestit shihet që mungon dëshira për ta pasur afër banoren.
Mbrëmë ata janë përfshirë në një debat edhe me Livian sa i takon raportit të tyre, ndërsa në një moment teksa Egli po merrej me sistemimin e rrobave në lavanderi, dhe po e shmangte pasi s’donte të qëndronte afër tij, Gjesti i thotë se e di ça do ti, vetëm një natë dhe qetësohesh.
GJESTI-EGLIT:
E di çka do ti. E di. A do me t’kallzu krejt ça është duke të të pengu ty? A do me t’kallzu? Se e di. Shumë mirë e di ti. Një natë me mua dhe kryhet çdo sen. Se për këtë je çu në peshë ti. Se as bukë s’po më bon, as mëngjesin. Kurxho mo se e di ça është t’u të mungu por shumë shpejt kam me të qetësu.


