Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    Lufta me Iranin-përballja midis Trump dhe Kongresit

    Përplasja me Friedrich Merz, SHBA po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Germani

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Anija spiune ruse shihet pranë ujërave britanike/ Anglia paralajmëron Putinin: E dimë çfarë po bëni

    January 23, 2025
    Anija spiune ruse shihet pranë ujërave britanike/ Anglia paralajmëron Putinin: E dimë çfarë po bëni
    HMS Somerset monitoroi "Yantar" pranë ujërave të Mbretërisë së Bashkuar në fillim të kësaj jave.

    BRITANI E MADHE- Marina Mbretërore ka monitoruar një anije ruse spiune pasi ajo u pa rreth ujërave të Mbretërisë së Bashkuar në fillim të kësaj jave, lajm ky që është njoftuar nga sekretari i mbrojtjes.

    John Healey tha se anija, Yantar, u përdor për mbledhjen e inteligjencës dhe hartën e infrastrukturës kritike nënujore të Mbretërisë së Bashkuar.

    Ndër të tjera shtoi se incidenti ishte “një shembull tjetër i agresionit rus në rritje”.

    “Unë gjithashtu doja që Presidenti Vladimir Putin të dëgjonte këtë mesazh: ne ju shohim, ne e dimë se çfarë po bëni dhe ne nuk do t’i shmangemi veprimeve të forta për të mbrojtur këtë vend.“- deklaroi Healey.

    Rusia e përshkruan Yantar si një anije kërkimore oqeanike dhe operohet nga Ministria e Mbrojtjes e vendit. Vendet perëndimore e kanë gjurmuar shpesh anijen që operon në ujërat evropiane dhe ata dyshojnë se një pjesë e misionit të saj ka qenë hartimi i kabllove nënujore.

    Ata gjithashtu besojnë se Rusia e ka rritur këtë aktivitet që kur nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.

    Si dhe pajisjet e mbikqyrjes, anija mund të përdorë drone zhytëse të aftë për të arritur në fundin e oqeanit.

    Infrastruktura nënujore është thelbësore për furnizimin me energji përmes kabllove dhe tubacioneve të energjisë, ndërsa më shumë se 95% e trafikut të internetit sigurohet gjithashtu nëpërmjet kabllove nënujore./BBC/Radar.al 

    Rusia paralajmërim bombë: Luftë bërthamore deri në Krishtlindje për britanikët

     

    anija ruse ne britani Britania e Madhe John Healey Putin Vladimir Putin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Inflacioni në Gjermani rritet në 2.9% prej luftës me Iranin

    April 30, 2026

    Lufta me Iranin-përballja midis Trump dhe Kongresit

    April 30, 2026

    Përplasja me Friedrich Merz, SHBA po shqyrton mundësinë e reduktimit të trupave amerikane në Germani

    April 30, 2026

    Gara per kreun e ri të PD-së, sot skadon afati për dorëzimin e kandidaturave

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.