Disa orë para largimit nga Shtëpia e Bardhë, Joe Biden përmes profilit të tij personal në platformën “X” , ka ndarë një video tejet emocionuese.
Ai shkruan se për të Shtëpia e Popullit ka qenë gjithmonë e hapur për t’i mirëpritur të gjithë.
“Amerikë, faleminderit që më besuat këtë vend të shenjtë. Më ka pëlqyer hapja e dyerve të Zyrës Ovale më gjerë se kurrë gjatë katër viteve të fundit”, ka shkruar Joe Biden krahas videos.
Në video dallohen shumë personalitete të shquara, të rinj, personazhe të sportit, muzikës, si Mariah Carey, Bono, Billie Eilish dhe të tjerë.
For me, the People’s House has always been about welcoming everyone.
America, thank you for trusting me with this sacred place. I’ve loved opening the doors to the Oval Office wider than ever these past four years. pic.twitter.com/G3BmVqEEiY
— President Biden (@POTUS) January 20, 2025


