Para pak kohësh kryedemokrati Berisha nëpërmjet një postimi të bërë në rrjet i cili u shpreh se se banda e Suel Çelës dhunoi Llatjan në zyrën e Bashkisë së Elbasanit, ky i fundit ka reaguar.
Kryebashkiaku në një reagim për Report Tv e mohon duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.
“S’ka mundësi të rrihet një kryetar bashkie”, thotë Llatja.
Denoncimi i publikuar nga Berisha sipas ‘qytetarit dixhital’:
Jam një punonjës në Bashkinë e Elbasanit dhe dua të denoncoj një ngjarje shumë të rëndë. Nuk kemi ku të ankohemi dhe nuk kemi besim te Policia e Elbasanit, sepse është nën urdhrat e banditit dhe kriminelit Suel Çela.
Para dy ditësh, banda e Suel Çelës ka dhunuar në zyrën e tij kryetarin Llatja. Kanë qenë tre persona, me në krye vrasësin me pagesë Shkëlzen Hasanpapaj. E di i tërë qyteti, por askush nuk ka guxim të flasë. Le të dalë kryetari Llatja dhe ta mohojë këtë ngjarje.
Ju lutem, publikojeni këtë, sepse jeni i vetmi vend ku ne, qytetarët e thjeshtë, kemi shpresë dhe mund të dëgjohet zëri ynë. Ju përgjërohem të ruani anonimitetin, sepse kemi fëmijë për të rritur.
Qyteti i Elbasanit është bërë i pabanueshëm nga kjo bandë kriminale, me përkrahjen e kriminelit kryesor Taulant Balla. Përshëndetjet më të përzemërta! Jeni e vetmja shpresë ku mund të ankohemi.


