Uzuni është tashmë i lirë. 12 milionë eurot janë paguar duke i hapur rrugën transferimit të tij në Amerikë.
“Givemesport” raporton se palët po punojnë për plotësimin e dokumentave. Tashmë mbeten detaje si teste mjekësore, teksa Uzuni do e ketë eksperiencën e parë në Amerikë.
Lexo edhe
12 milionë euro dëm? Uzuni bën me ‘dhimbje koke’ skuadrën, drejtori Amado: Nuk pranon të stërvitet
Uzuni nuk po stërvitej me skuadrën, teksa ishte pikërisht Austin që i kishte mbushur mendjen për transferimin.
Granada nuk hoqi dorë nga shërbimet e sulmuesit shqiptar. Vetë drejtori i përgjithshëm i klubit spanjoll, Alfredo Garsia Amado, tregoi se më parë kishin refuzuar 9 milionë dollarë.
Për të përforcuar se nuk ta lejonin Uzunin, ai tha se ky operacion në merkato përfundon me sukses nëse paguhet klauzola e plotë e lirimit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka gdhendur emrin e tij te Granada ku u afrua 3 vite më parë, pikërisht në janarin e vitit 2022.
Uzuni largohet si golashënuesi i huaj, që ka shënuar më tepër në historinë e Granadës.


