Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr në ish-Hotel Tirana/ Situata vihet shpejt nën kontroll, pa dëme serioze

    Arti shqiptar në zi/ Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare “magjistari i lahutës” Jonuz Delaj

    Miri flet për raportin me Selin: Jashtë BB mund të vazhdojë miqësia

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    “Po i merret fryma, po shkatërrohet”/ Çfarë paralajmëroi Biden në fjalimin e lamtumirës?

    January 16, 2025
    Biden e quan vrasjen e Nasrallahut një "masë drejtësie"
    Presidenti Joe Biden

    Në fjalimin e tij të lamtumirës nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën në mbrëmje, presidenti Joe Biden paralajmëroi për rreziqet nga përqendrimi i pushtetit dhe pasurive. Fjalimi ishte kapitulli i fundit i një karriere politike prej dekadash dhe një mandati katërvjeçar dhe vjen pak ditë para se Donald Trump të vijë për herë të dytë në detyrë.

    Presidenti Joe Biden do të largohet nga Shtëpia e Bardhë kur të përfundojë mandati i tij më 20 janar. Në fjalimin e tij lamtumirës të mërkurën në mbrëmje, ai bëri një paralajmërim.

    “Përqendrimi i rrezikshëm i pushtetit në duart e shumë pak njerëzve tepër të pasur; pasojat e rrezikshme nëse shpërdorimi i pushtetit prej tyre del jashtë kontrollit: Sot në Amerikë po krijohet një oligarki e pasurisë, fuqisë dhe ndikimit ekstrem që kërcënon të gjithë demokracinë tonë, të drejtat dhe liritë tona themelore”, tha zoti Biden.

    Presidenti nuk tha se kë nënkuptonte me oligarkinë. Por disa nga miliarderët më të mëdhenj të vendit si Elon Musk, kanë krijuar lidhje të ngushta me presidentin e zgjedhur Donald Trump.

    Pa përmendur emra, zoti Biden duket se iu referua vendimit të fundit të Mark Zuckerbergut, se kompania e tij e mediave sociale Meta, që përfshin platformat Facebook dhe Instagram, do të ndalë praktikën e kontrollit të fakteve.

    “Shtypi i lirë po shkatërrohet. Redaktorët po zhduken. Mediat sociale po heqin dorë nga kontrolli i fakteve. Të vërtetës po i merret fryma nga gënjeshtrat për përfitim”, tha ai.

    Presidenti Biden e përfundon mandatin me një sukses në politikën e jashtme. Vetëm disa orë para fjalimit, ai njoftoi se Izraeli dhe Hamasi kishin arritur një marrëveshje për armëpushim në Gazë. Marrëveshja do të zbatohet kryesisht nga administrata e ardhshme.

    “Kjo është arsyeja pse i thashë ekipit tim që të mbajë plotësisht të informuar administratën e ardhshme, sepse kështu duhet të ndodhë: të punojmë së bashku si amerikanë.”

    Në një letër bërë publike të mërkurën, zoti Biden shprehu reflektimet e tij që nga fillimet e administratës së tij nën hijen e COVID-it dhe sulmit të 6 janarit në Kapitolin e SHBA nga një turmë përkrahësish të zotit Trump që synonin të përmbysnin rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

    Sipas organizatës Gallup, zoti Biden largohet nga posti pas një mandati, me një mbështetje prej vetëm 39%. Se si do të mbahet mend trashëgimia e tij mund të varet edhe nga pasardhësi i tij.

    “Nëse Trump rezulton vërtet të jetë aq i rrezikshëm për normat demokratike siç sugjerojnë Biden dhe demokratë të tjerë, atëherë mendoj se ai [Biden] mund të vlerësohet që e parashikoi një gjë të tillë. Por nëse me administratën Trump shohim një presidencë pak a shumë normale që has probleme por ka edhe disa arritje, mendoj se Biden do të mbahet mend më shumë për ato që ka arritur”, thotë historiani presidencial Thomas Schwartz i Universitetit Vanderbilt.

    Shtëpia e Bardhë përmendi si arritje të zotit Biden udhëheqjen drejt një rimëkëmbjeje të fortë ekonomike.

    Dhe megjithëse zoti Biden u përpoq t’u jepte fund përfshirjeve në luftrat e huaja, ai kritikohet kryesisht për tërheqjen kaotike nga Afganistani. Presidenti i dha fund fjalimit duke falënderuar kombin për privilegjin që i dha.

    “Unë ende besoj tek ideja mbi të cilën është ngritur ky vend. Një vend ku fuqia e institucioneve dhe karakteri i popullit janë jetike. Tani është radha juaj t’i mbroni ato.”

    VOA

    biden lamtumire paralajmerim
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr në ish-Hotel Tirana/ Situata vihet shpejt nën kontroll, pa dëme serioze

    April 16, 2026

    Arti shqiptar në zi/ Ndërron jetë në moshën 76-vjeçare “magjistari i lahutës” Jonuz Delaj

    April 16, 2026

    Miri flet për raportin me Selin: Jashtë BB mund të vazhdojë miqësia

    April 16, 2026

    Shqipëria ashpërson rregullat për “cash”-in në kufi, mund të bllokohen edhe shuma nën 10 mijë euro

    April 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Nga komunikimi te aventura dhe ndjeshmëria emocionale, 4 shenjat e horoskopit që “thyejnë rregullat” në intimitet

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.