Ditën e sotme Gjykata e Lartë mësohet se ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu lidhur me vendimin e Apelit të Posaçëm Antikorrupsion, për masën e parë të vendosur ndaj saj, atë të “arrest në shtëpi”.
Vendimi u mor nga trupa e gjykimit e përbërë nga Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni.
Burimet bëjnë me dije se Fetahu u caktua në “arrest shtëpie” sa i përket me dosjes “Plumbi i Artë 2” nën akuzën e korrupsionit si bashkëpunëtore e eksponentëve kriminale.
Kujtojmë se ish-gjyqtarja mbahet në masën e sigurisë “arrest në burg” për dosjen në lidhje me bandën e Suel Çelës.
Për këtë të fundit, ajo ankimoi masën në Apelin e Posaçëm, ku shkalla e dytë e gjyqësorit vendosi rrëzimin e kërkesës duke lënë ish gjyqtaren në burg.


