Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    2018-2023/ Ekonomia e llaçit dhe tullave, investimet në makineri e pajisje me rënie

    January 14, 2025

    Nga totali i investimeve që janë bërë në ekonomi, pesha e makinerive dhe pajisjeve erdhi në ulje vitet e fundit.

    Treguesi i Formimit Bruto të Kapitalit Fiks, që mat shpenzimet e kryera për kapitale të reja ose për shpenzime që zgjerojnë kapacitetin prodhues tregoi se, investimet në makineri dhe pajisje janë me rënie ndërmjet 2018 dhe 2023, ndërsa është rritur pesha e investimeve në banesa dhe ndërtesa të reja.

    Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, investimet në makineri dhe pajisje zinin 27.7% të Formimit Bruto të Kapitalit Fiks, ndërsa në vitin 2023 zunë 24.4 ose 3.2 pikë për qind më pak.

    lg.php.gifRënia e investimeve për makineri dhe pajisje dhe orientimi në llaç e tulla tregon për dinamikë të dobët të investimeve që nuk gjenerojnë produktivitet në të ardhmen. Importet dhe investimet në makineri dhe pajisje janë një tregues i hershëm i ecurisë së prodhimit.

    Vitet e fundit, një pjesë e madhe fitimeve që gjeneron ekonomia shkojnë si investime në ndërtim.

    Sipas të dhënave zyrtare nga Formimi Bruto i Kapitalit Fiks, pesha e investimeve në sektorin e ndërtimit u zgjerua me 5.7 pikë për qind ndërmjet 2018-2023. Në vitin 2018-n, pesha e ndërtimit në investimet e brendshme ishte 67.7%, ndërsa në vitin 2023 është 73.5%.

    Shqipëria doli nga tranzicioni me një popullsi të re në moshë, me plot burime natyrore. Nëse investimet do të kanalizoheshin tek njerëzit dhe tek rritja e vlerës së burimeve Shqipëria do të kishte arritur standardet e BE-së.

    Psh Estonia, e cila ishte nën pushtimin rus deri në vitin 1991, këto 30 vite zhvilloi një sistem arsimor dhe investoi në burimet njerëzore, çka e bënë atë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Europë bazuar në teknologji dhe në novacion. Estonia ndërtoi një nga sistemet arsimore më të mira në rang global dhe është më e digjitalizuara në Europë.

    Nisur nga lejet e dhëna për kulla të larta me herët këtë vit dhe projektet e qeverisë për investime kapitale, sektori i ndërtimit do të jetë sërish dominues në tërheqjen e investimeve të brendshme.

    Ekspertët pohojnë se në afatin e shkurtër, investimi në ndërtim mund të ndikojë në rritjen e qarkullimit të parave dhe hapjen e vendeve të reja të punës, por që në afat të gjatë nuk i jep vlerë të shtuar ekonomisë, teksa nuk ndikon në rritjen e produktivitetit dhe konkurrueshmërisë. Teksa kanalizoi në ndërtim rreth 70 për qind të fitimeve në tre dekadat e fundit vendi ynë ka mbetur shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në rajon dhe në Europë.

    Në Europë dhe në rajon, fitimet që gjeneron ekonomia shkojnë për inovacion dhe në teknologji, pasi këto sektorë gjenerojnë kthim të qëndrueshëm në afat të gjatë dhe me vlerë të lartë.

    Varësia e ekonomisë ndaj sektorit të ndërtimit në Shqipëri ishte më e larta në Europë në vitin 2023, sipas të dhënave që janë përditësuar nga Eurostat. Shpenzimet nominale për ndërtimin në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2023 në Shqipëri ishin 19.1%, nga 18.8% vitin e kaluar./MONITOR

    Ekonomia e llaçit Investimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    July 28, 2026

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    July 28, 2026

    Keqtrajtuan një qen rruge në Sarandë, nën hetim dy shtetas francezë

    July 28, 2026

    Merr formë bajpasi i Tiranës , mbi 30% e punimeve janë përfunduar, Karakaçi inspekton situatën

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.