TIRANË-Kryeqyteti u trondit mbrëmjen e së dielës nga vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek zona e Pallatit me Shigjeta.
Radar.al ka zbuluar foton e biznesmenit që u ekzekutua me 6 plumba pranë derës së shtëpisë së tij.
Mësohet se autori i maskuar dyshohet se e ka pritur përpara banesës, ku dhe është kryer ekzekutimi.
Autori dyshohet të ketë qenë i vetëm dhe ka qëlluar me pistoletë në xhamin ballor dhe anësor të makinës së viktimës.
Ndërkohë bazuar në informacionet paraprake të policisë, viktima nuk ka pasur kurrë probleme. Edhe fqinjët janë shprehur se ka qenë person i qetë dhe nuk kishte konflikte, as nuk ruhej dhe bënte një jetë normale./Radar.al



