TIRANË– Në Tiranë mbrëmjen e së dielës u regjistrua një atentat me armë zjarri në zonën e “Pallatit me Shigjeta”. Biznesmeni 56-vjeçar Bujar Nasufi u qëllua me 6 plumba duke mbetur i vdekur. Mësohet se viktima ishte pronar i një biznesi mobilerie.
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja ku mësohet se Nasufi u ekzekutua teksa ndodhej në automjetin e tij, pranë banesës.
Dyshohet se autorët kanë ndjekur lëvizjet e viktimës, ndërsa grupi hetimor gjeti në vendin e ngjarjes 6 gëzhoja arme zjarri.
Autori ka zbritur nga një motor të zi kur ka hapur zjarr, ndërsa mësohet se ka qenë i maskuar, ndërsa më pas ai është larguar në drejtim të zonës së Saukut./Radar.al


