Nga atentati në Tiranë, mbrëmjen e 12 janarit mbeti viktimë 56-vjeçari Bujar Nasufi. Ai humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës.
Bujar Nasufi u qëllua teksa po futej te dera e shtëpisë. Në vendngjarje gjenden 6 gëzhoja.
Autori dyshohet se ka qenë i maskuar me një kapuç dhe pasi ka qëlluar është larguar me një motor të zi drejt zonës së Selitës.


