Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mister në SHBA/ 10 shkencëtarë dhe zyrtarë bërthamorë të vdekur ose të zhdukur në tre vite

    Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ Dy viktima dhe pesë të plagosur në segmentin Rrëshen-Milot

    Si të bëhesh leckë për pak vëmendje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Qeveria e Kosovës miraton rritjen e pensioneve, ja kategoritë që përfitojnë

    January 10, 2025

    PRISHTINË– Qeveria e Kosovës e ka miratuar këtë të premte rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë, për 20 për qind.

    Kabineti i kryeministrit Albin Kurti e miratoi përditësimi e një aneksi në Ligjin për kategoritë e luftës gjatë një takimi të premten, për ta mundësuar rritjen e premtuar tetorin e kaluar.

    “Siç patëm njoftuar në tetor, sot, edhe zyrtarisht, do të aprovohet rritja për 20 për qind mbi shumën aktuale për familjet e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave të dhunës seksuale dhe viktimat civile”, tha Kurti.

    Nga kjo rritje do të përfitojnë familjet e dëshmorëve, invalidët, veteranët, pjesëtarët e ish-Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, viktimat e dhunës seksuale të luftës dhe viktimat civile.

    Ministri i Financave i Kosovës, Hekuran Murati, tha se rritja për të gjitha kategoritë e veteranëve, invalidëve dhe viktimat e dhunës seksuale do të jetë 20 për qind mbi shumën e tanishme pensionale.

    Për disa kategori ka rritje edhe përtej shkallës prej 20 për qind, tha ministri.

    Kategoritë që përfitojnë rritje mbi 20 për qind, janë familjet e dëshmorëve të UÇK-së që kanë dy dëshmorë ose më tepër, familjet e të zhdukurve të UÇK-së që kanë mbi dy të zhdukur dhe familjet e viktimave civile, tha ai.

    Kjo është rritja e parë në 10 vjetët e fundit për këto kategori, prej kur ishin bërë këto skema më 2014, tha ai.

    Rritja do të vlejë nga ky muaj, theksoi ministri Murati në një konferencë për media.

    Viktimat e dhunës seksuale të luftës deri tani kanë marrë pension në vlerë prej 230 eurosh, dhe me rritjen e re të premten, ato do të gëzojnë pension prej 276 eurosh.

    Numri i saktë i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nuk dihet. Sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo shifër arrin deri në 20 mijë.

    Pensioni i veteranit ka qenë 170 euro deri tani, dhe me rritjen prej 20 për qind, një veteran do t’i marrë 204 euro pension mujor.

    Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 37.006 persona janë përfitues nga skema për veteranët e luftës./REL

    Qeveria e Kosovës rriten pensionet ne Kosove
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mister në SHBA/ 10 shkencëtarë dhe zyrtarë bërthamorë të vdekur ose të zhdukur në tre vite

    April 17, 2026

    Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit/ Dy viktima dhe pesë të plagosur në segmentin Rrëshen-Milot

    April 17, 2026

    Si të bëhesh leckë për pak vëmendje

    April 17, 2026

    Murali i Lionel Messit në Tiranë bëhet viral pasi shpërndahet nga gazetari i njohur italian

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.