Del emri i të dashurit të 21 vjeçares Sajma Qordja, e cila kërkoi ndihmën e policisë më 9 janar dhe u ngujua në një apartament në Astir.
Në vitin 2017, Sadikaj bashkë me 4 djem të tjerë është arrestuar në Kavajë për tentativën e kalimit të 1.3 ton kanabis drejt Italisë. Ne atë kohe, ai është hetuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ai është shpallur në kërkim sot nga Policia e Tiranës së bashku me tre persona të tjerë. Mësohet se të mërkurën në mbrëmje në dy apartamentet e marra me qira kanë qenë 3 djem dhe tre vajza, njëra prej tyre Sajma Qordja.

Vajza, në dëshmi, pasi është qetësuar, ka deklaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë. Sipas saj, është frikësuar në momentin që ka parë njërin me pistoletë. Aktualisht, në pyetje po merren njëra prej vajzave që kanë qenë brenda apartamentit./Radar.al


