Sipas televizionit publik ERT gjendja e Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas, i cili prej 5 ditësh ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismos”, paraqitet e rënduar.
Aktualisht kryepeshkopi ndodhet në një dhomë të veçantë, i pa intubuar, por trajtohet në kushte të terapisë intensive.
Sipas informacioneve të fundit , gjendja e tij nga mjekët vlerësohet si kritike, raporton korrespondenti i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku.
Deri në orën 18.30 të ditës së sotme, spitali ka publikuar asnjë deklaratë të re shëndetësore, por ERT raporton se asgjë nuk ka ndryshuar në shëndetin e tij.
Sipas burimeve spitalore trupi i tij është i sforcuar për shkak të moshës së madhe, por mjekët ripërsërisin se ai nuk është i intubuar dhe ka kontakt me mjedisin.


