Shkon në katër numri i personave të përfshirë në atentatin e dështuar ditën e dytë të vitit ndaj dy shokëve. Si një skenë filmi ka qenë ajo që ka ndodhur pasditen e 2 janarit në Berat, ku i është bërë atentat dy personave, që lëviznin në këmbë.
Dy shënjestrat e atentatit ishin Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi (shokë mes tyre).
Ata kanë qënë tek “Karaburant Merko”, kur nga një automjet tip Ford i zi është qëlluar në drejtim të tyre.
Merkaj dhe Dhëmbi janë larguar me vrap nga karburanti në drejtim të spitalit, ndërkohë që makina i ka ndjekur nga prapa duke qëlluar me breshëri kallashnikovi në drejtim të tyre.
Ndërkohë që dy shënjestrat janë larguar në brendësi të lagjes “Donika Kastrioti”, atentatorët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Atentati i dështuar në Berat/ Autorët ende në arrati. Reagon Policia
Fatmirësisht, asnjë nuk është plagosur nga breshëria e kallashnikovit.
Mësohet se autorët e atentatit janë dy vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku,banues në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat.
Sipas të dhënave,t ë siguruara nga burime konfidenciale, mësohet se konflikti mes dy grupeve ka nisur në Greqi, për prishje pazaresh droge mes tyre.
Sot, 7 janar, policia e Beratit arrestoi personin e dytë të përfshirë për fshehjen e automjetit që përdorën autorët, ndërsa një tjetër i dyshuar u arrestua dje në Kakavijë teksa përpiqej të largohej nga vendi.
Ditën e djeshme, u arrestua një 46-vjeçar që bashkëpunoi me 32-vjeçarin, për lëvizjen e automjetit, nga Berati, dhe fshehjen e tij në Durrës. Gjithashtu, u sekuestruan automjeti dhe arma e zjarrit që përdorën 2 vëllezërit e dyshuar për këtë ngjarje.
Sot, u vu në pranga shtetasi ANI HOXHA, 32 vjeç, banues në Durrës. Ai dhe shtetasi E. D. (i ndaluar dje, në PKK Kakavije) dyshohet se kanë lëvizur nga Berati dhe kanë fshehur në Durrës, automjetin tip “Ford”, nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit F. M. dhe M. M., në drejtim të shtetasve A. M. dhe A. Dh.
Njoftimi nga Policia Berat
Vijojnë hetimet e thelluara rreth ngjarjes së datës 02.01.2025, në lagjen “Donika Kastrioti”. Si rezultat identifikohet dhe vihet në pranga një tjetër shtetas që përkrahu autorët e krimit.
Ditën e djeshme, u arrestua një 46-vjeçar që bashkëpunoi me 32-vjeçarin, për lëvizjen e automjetit, nga Berati, dhe fshehjen e tij në Durrës. Gjithashtu, u sekuestruan automjeti dhe arma e zjarrit që përdorën 2 vëllezërit e dyshuar për këtë ngjarje.
Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe procedurale, të kryera në drejtimin e prokurorit, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Berat vunë në pranga shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Durrës. Ai dhe shtetasi E. D. (i ndaluar dje, në PKK Kakavije) dyshohet se kanë lëvizur nga Berati dhe kanë fshehur në Durrës, automjetin tip “Ford”, nga i cili dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri, vëllezërit F. M. dhe M. M., në drejtim të shtetasve A. M. dhe A. Dh.
Vijojnë kërkimet për kapjen e shtetasve F. M. dhe M. M.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.


