Mbrëmjen e 2 Janarit, Berati u trondit nga një breshëri plumbash.
Kujtojmë se në lagjen “Donika Kastrioti” dy persona (vëllezër) të identifikuar nga policia kanë qëlluar ndaj dy personave të tjerë, të cilët fatmirësisht i kanë shpëtuar plumbave duke u larguar me vrap nga vendngjarja.
Sipas të dhënave paraprake autorët, vëllezërit Maloku me dy personat që ishin shënjestra të kësaj ngjarje kanë patur mosmarrëveshje që mendohet se kanë filluar në shtetin grek.
Ndërkohë policia vijon kërkimet për gjetjen e vëllezërve Maloku.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbasditen e djeshme, ku dy shtetas qëlluan me armë zjarri nga një automjet në drejtim të shtetasve A. M., dhe A. Dh., 39 vjeç, të dy banues në Berat, ju informojmë se:
Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Berat, është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve F. M., 36 vjeç dhe M. M., 35 vjeç, (vëllezër), të dy banues në Durrës.
Vijojnë kontrollet intensive në bashkëpunim me DVP Durrës, për kapjen e dy vëllezërve të shpallur në kërkim.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.


