Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Volswagen, Benz dhe Audi markat e preferuara, ja ku i blejnë makinat shqiptarët. Brenda vitit 2024…

    January 7, 2025

    Bazuar në të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor për periudhën janar–nëntor 2024, rezulton se janë regjistruar gjithsej 90,882 mjete për herë të parë. Ndër to, autoveturat zënë pjesën dërrmuese, me 83.7% të totalit të mjeteve të regjistruara. Përsa i përket pronësisë, 78.3% e mjeteve të janë në emër të individëve, ndërsa pjesa tjetër prej 21.7% i përket subjekteve juridike

    “Scan Intel” ka analizuar shifrat edhe në terma mujorë për të kuptuar dinamikën në tregun e makinave. Të dhënat tregojnë se muaji me më shumë regjistrime ka qenë Qershori me 10,724 mjete të regjistruara, i ndjekur nga Maji me 10,670 mjete dhe Prilli me 9,660 regjistrime. Ndërsa muajt me më pak regjistrime kanë qenë Nëntori dhe Janari.

    Sipas ndarjes gjeografike, qarku i Tiranës kryeson me një numër të lartë prej 37,993 regjistrimesh, ose mbi 40% të totalit kombëtar. Pas Tiranës, vijnë Durrësi me rreth 14,500 regjistrime dhe Fieri me 7,520 regjistrime.Qarqet me më pak regjistrime përfshijnë Gjirokastrën, Peshkopinë dhe Kukësin.

    Sa i përket markave të autoveturave, dominon Volkswagen-i me 24.3% të totalit të regjistrimeve, ndjekur nga Mercedes-Benz me 17.4% dhe Audi me 12.8%. Përsa i përket vitit të prodhimit, pjesa më e madhe e autoveturave janë 0–4 vjeç (53.3%), ndërsa 25% janë të kategorisë 5–8 vjeç. Mjetet mbi 15 vjeç përbëjnë vetëm 12.4% të totalit.

    Regjistrimet sipas shtetit të origjinës tregojnë se Koreja e Jugut zë vendin e parë me 17,395 mjete, ndjekur nga Italia me 16,304 dhe Gjermania me 16,030. Ndër vendet me më pak regjistrime janë Holanda, Franca dhe Belgjika./Burimi: Scantv

    Koreja e Jugut Makinat në Shqipëri markat e preferuara te shqiptareve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Nuk shan, nuk akuzon”, Rama replikë me një protestues atipik

    June 15, 2026

    E pabesueshme në fillim të Botërorit, shkarkohet trajneri pas mbledhjes urgjente

    June 15, 2026

    Sekuestrohen 96 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar, dyshohet se u trafikua nga Saranda

    June 15, 2026

    Samiti G7: Shpresa për paqe në Ukrainë?

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.