Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Politikani britanik që propagandoi kundër shqiptarëve/ The Guardian: Farage mori miliona nga miliarderi i kriptove para se të hynte në Parlament

    Aksident i rëndë në Tepelenë-Krahës, 8 të plagosur

    Fokus te droga dhe siguria, zbardhen porositë e Skënder Hitës për Policinë e Krujës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Vota e diasporës në zgjedhjet e 11 Majit/ PS draftin gati, PD e pengon me kushte

    January 5, 2025
    Për PS apo PD? Aktorja e njohur kandidon në zgjedhjet e 11 majit

    Diaspora me 11 maji nuk do ta ketë të nevojshme të vijë në Shqipëri për të votuar, pasi me ndryshimet në ligj ata mund ta ushtrojnë këtë vullnet nga vendi ku jetojnë. Pavarësisht se edhe në këtë rast duket nuk janë mbyllur të gjitha shtigjet që mund ta dëmtojnë procesin, pasi KQZ disa javë më parë ka ngritur një shqetësim që lidhe me kohën që i nevojitet postës në për ta çuar dhe për ta kthyer zarfin, transmeton A2 CNN.

    Letrës informuese të KQZ-së, PS i është përgjigjur pa hezituar duke bërë gati ndryshimet në KOD, të cilat Sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë në një intervistë për A2CNN thotë që mazhoranca do t’i depozitojë në fillim të sesionit parlamentar në janar duke treguar edhe detaje.

    Demokratët janë më skeptikë ndaj KQZ, pasi sipas nënkryetarit të PD-së, Oerd Bylykbashi i shprehur në A2CNN, ky institucion në këto momente i ka të gjitha mundësitë ta bëjë të mundur votën e emigrantëve pa ndryshime në ligjin elektoral.

    Po nga ana tjetër, Bylykbashi nuk e mbyll derën e një konsensusi politik për ndryshime, ama duke ja bërë të qartë socialistëve që edhe PD ka propozimet e saja, që lidhen me shtyrjen e afateve të vlefshmërisë të dokumenteve të identifikimit, raporton A2 CNN.

    Një tjetër ndryshim nga propozim fillestar që pritet të implementohet, ka të bëjë me faturën. Emigrantët shqiptarë nuk do të paguajnë kostot e postës në kthim.

    Të gjithë shqiptarët të cilët do të duan të zgjedhin deputetët që duan të shohin në Parlament, me 11 janar mund të nisin të regjistrohen në platformën elektronike të KQZ duke krijuar llogari dhe më pas duke dërguar kërkesën që në banesën e tij t’i vijë zarfi me listën e kandidatëve.

    PD e pengon me kushte PS draftin gati Vota e diasporës në zgjedhjet e 11 Majit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Politikani britanik që propagandoi kundër shqiptarëve/ The Guardian: Farage mori miliona nga miliarderi i kriptove para se të hynte në Parlament

    April 29, 2026

    Aksident i rëndë në Tepelenë-Krahës, 8 të plagosur

    April 29, 2026

    Fokus te droga dhe siguria, zbardhen porositë e Skënder Hitës për Policinë e Krujës

    April 29, 2026

    Tensione në Hormuz, Irani paralajmëron veprime ushtarake ndaj SHBA

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.