AUSTRALI– Të paktën dy persona kanë vdekur gjatë një aksidenti ajror në brigjet lindore të Australisë në veri të Sidneit.
“Piloti dhe pasagjeri i avionit vdiqën në vendngjarje dhe ende nuk janë identifikuar zyrtarisht.”-ka raportuar Policia e NSW, shkruajnë medias së huaj.
Korporata Australiane e Transmetimeve (ABC) raportoi se rrënojat u gjetën rreth 1.5 km larg bregut. Policia e NSW tha se ka filluar një hetim për rrethanat e incidentit, me ndihmën e Byrosë Australiane të Sigurisë së Transportit (ATSB)./Radar.al


