Policia e Korçës ka arrestuar dy drejtues automjetesh, Trifon Mehmeti dhe Klaudio Kishta, të dyshuar si të përfshirë në aksidentin tragjik që shkaktoi humbjen e jetës së 24-vjeçares Zoi Ksila.
Sipas informacioneve të policisë, njëri nga automjetet po udhëtonte nga Bilishti në drejtim të Korçës, ndërsa tjetri nga Korça në drejtim të Kapshticës.
Dyshohet se një manovër e gabuar nga njëri prej drejtuesve ka qenë shkaku kryesor i përplasjes fatale.
Policia ka njoftuar se dinamika e plotë e ngjarjes do të përcaktohet pas përfundimit të ekspertizës, e cila do të hedhë dritë mbi përgjegjësitë konkrete të drejtuesve të përfshirë.


