Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Ushqimet e festave të fundvitit kthehen toksike, alarmi i dietologes Anila Kalleshi: Nëse keni përgjumje dhe lodhje…

    December 30, 2024

    Sidomos pas festave, organizmi i njeriut mbingarkohet nga toksina të tepërta për shkak të konsumimit të lartë të ushqimit apo pijeve të ndryshme alkoolike apo me ngjyrues.

    Trupi në disa raste nuk është në gjendje të kryejë djegien e tyre, e në këto raste duhet që të përdorur detox-i. Dietologia klinike Anila Kalleshi renditi disa prej shenjave dhe simptomave që shfaqen kur trupi ka nevojë për detox.

    “Shumë shpesh ne ndjehemi të këputur, ndjehemi të lodhur, dremisim, na vjen gjumë shumë shpejt. Apneja është një ndër, një tregues le të themi, që kemi goxha toksina në organizëm. Persona të cilët nuk arrijnë të djersitin, janë ato persona të cilët ndoshta janë të mbytur nga toksinat, por në një farë mënyre ndoshta pirja e duhanit, konsumimi alkoolit, mund të kenë bërë që këta persona të krijojnë një rezistencë dhe mos të arrinë të nxjerrin toksinat përjashta nëpërmjet lëkurës. Këputje, lodhje, dremitje, të gjitha këto janë le të themi simptomat që organizmi ynë ka nevojë për detoks, por gjithashtu një lëkurë jo shumë e shëndetshme, psoriaza, aknet, pruritet e ndryshme, skuqjet, të gjitha këto mund të jenë arsye e një akumulimi toksinash në organizëm.” – tha dietologia.

    Dieta detox nuk shërben vetëm si pastrues i toksinave apo për dobësim, por edhe si një furnizues energjish mjaft i mirë për organizmin. Trupi furnizohet me vitamina të ndryshme dhe minerale, pësohet një hidratim mjaft i mirë nga konsumi i lëngjeve dhe nxitet pastrimi i gjakut si dhe oksigjenimin e enëve të gjakut. Dietologia Dr. Anila Kalleshi, e ftuar në emisionin “Diagnozë” renditi disa përfitime të vlefshme të dietës detox për shmangien e stresit dhe ushqyerjen e trurit me energji të reja.

    “Amvisat gatuajnë sikur do të ishte një festë e stërzgjatur dhe gjejnë tenxherën më të madhe, gjejnë tepsinë më të madhe, gjejnë pjatat më të mëdha për t’i mbushur e rimbushur, frigoriferi mbushet plotë, kjo na kthehet ndoshta në një diçka jo shumë të shëndetshme, sepse ne duhet të ngrohim, të ftohim, t’i nxjerrim të ringrohen ushqimet që kanë ngelur, pra le të themi, riciklimi ushqimit është një tjetër proces i cili përveç atyre kalorive që kemi marrë gjatë festave të fundvitit dhe riciklimi bën punën e vetë, pra është një ushqim jo i shëndetshëm le të themi, sepse është ngrohur dhe stërngrohur, mund të jetë burim i salmonelës, mishrat e ndryshëm që ngrohen dhe ftohen dhe të gjitha këto sjellin pasojë ndoshta në organizëm, ndaj detox-i do të ishte shumë i mirë duke filluar nga data dy deri në datën pesë do të ishte ideal.” – tha dietologia Anila Kalleshi.

    “Duke marrë ushqime të bazuara në fruta dhe perime, natyrisht i marrim një sasi të konsideruar të magnezit dhe të vitaminave B12. Këto ndihmojnë mjaft mirë në neurotransmetuesit, por gjithashtu në dopaminën dhe në le të themi hormone të cilat ndikojnë mjaft mirë në shmangien e stresit dhe në rritjen e një performance të mirë mendore. Dieta detox ndikojnë mjaft mire në pastrimin e gjakut duke marrë vitaminat e duhura mineralet e duhura, por gjithashtu dhe në pasjen në oksigjen të enëve tona të gjakut. Në këtë mënyrë, kjo përsëri ndikon mjaft mirë në gjendjen tonë mendore. Një tjetër element shumë i mirë është edhe hidratimi. Pjesa më e madhe e dietave detoks, njerëzit të cilët janë të mbytur nga toksinat, janë njerëz të cilët nuk është se konsumojnë shumë ujë, dhe marrja e një sasie të konsiderueshme lëngjesh, por gjithashtu dhe të ujit, ndikojnë përsëri mjaft mire në dhënien energji të organizmit, por gjithashtu edhe të trurit tonë.” – tha dietologia.

    anila kalleshi detox dieta ushqimet e festave
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Inshallah” nga Anne Hathaway bëhet virale, fansat reagojnë masivisht

    April 21, 2026

    Trump zgjat armëpushimin me Iranin, SHBA mbajnë “bllokadën detare” në gatishmëri

    April 21, 2026

    Nëna denoncoi të birin pasi pranoi vra*jen e trefishtë në Podgoricë, detaje nga ngjarja ku mbetën viktima dhe dy vëllezër shqiptarë

    April 21, 2026

    “E hodhën si plehra”/ Nëna e 19-vjeçares shqiptare në Greqi kërkon drejtësi për vajzën e saj

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.