Ditën e sotme Apeli hoqi masën e pezullimit nga detyra për 4 efektivët e “Shqiponjave” në Shkodër, të cilët dyshohen se nuk ndaluan personin e paidentifikuar ( i dyshuar si Ibrahim Lici) i cili ishte në makinë me viktimat e atentatit të ndodhur në Dobraç të Shkodrës, më 30 tetor.
Burimet bëjnë me dije se Apeli gjithashtu ndryshoi vendimin e Gjykatës së Shkodrës duke hequr edhe masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit.
Katër efektivët e dyshuar për shpërdorimin detyre mësohet se do të hetohen në gjendje të lirë, me masë sigurie detyrim paraqitje.
Ju kujtojmë se dy policët patrulle dhe 2 të Shqiponjave në Shkodër u arrestuan më 20 nëntor 2024 nga AMP pasi dyshohen se nuk siguruan vendin e ngjarjes për shoqërimin e personave për verifikim.
I gjithë hetimi i AMP-së nisi pas publikimit të një videoje ku shfaqet një person që dyshohet se është Ibrahim Lici, pranë trupit të pajetë të vëllait Hamza Lici, ku aty gjendet edhe një polic i Shqiponjave.


