Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zbulohet foleja e prostitucionit dhe e shitjes së drogës, ndalohen 4 kolumbiano-domenikanet, organizatori në kërkim

    Investimet e huaja, rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi “real estate”

    Nafta kalon mbi 125 dollarë, rritet frika për ndërprerje të gjatë të furnizimit nga Hormuzi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Vendimi i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës/ Rama: Më shqip nuk ka, është i qartë si drita e diellit

    December 28, 2024
    Vendimi i Komisionit të Venecias për mandatin e Xhaçkës/ Rama: Më shqip nuk ka, është i qartë si drita e diellit

    Vendimi i Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes Olta Xhaçka shkaktoi një debat të fortë në Parlament mes mazhorancës dhe opozitës.

    Në intervistën e tij për Zërin e Amerikës, kryeministri Edi Rama u shpreh se vendimi ishte i qartë si “drita e diellit”.

    Zëri i Amerikës: Zoti Rama, përpara se të kaloj te disa pyetje lidhur me zgjedhjet e ardhshme, do të doja të ndalesha pak te një zhvillim i parlamentit. Ka patur një debat, që ka zgjatur për më shumë se dy vjet, për çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka. Shumica juaj mbështeti dhe argumentoi idenë se deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar, duke refuzuar kështu vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë Komisioni i Venecias në Opinionin e tij, ndonëse e njeh këtë të drejtë të deputetëve, që ata mund të mos detyrohen për mënyrën si duhet të votojnë, saktëson se “Gjykata kishte dhënë dy vendime – dhe këtu po citoj Opinionin – dhe zbatimi efektiv i këtyre vendimeve nuk mund të kushtëzohet nga votimi ose shumica parlamentare”. Pse përfaqësuesit e shumicës tuaj, zoti Rama, vijojnë të mbrojnë tezën se Komisioni i Venecias ju dha të drejtë juve?

    Rama: Sepse përfaqësuesit e shumicës tonë parlamentare lexojnë shumë mirë shqip. Vendimi i Komisionit është më shqip nuk mund të ketë. Tani, nëse pastaj do të hyjmë në lodra të natyrës juridike, atëherë e dimë shumë mirë që dy juristë të ndryshëm, për shkak të pozicionit të ndryshëm, mund të bëjnë dy interpretime të ndryshme. Por vendimi i Komisionit të Venecias është i qartë: nuk do të duhej fare të lindte nevoja, sepse nuk ekziston, është jashtë logjikës më elementare të funksionimit të një shteti demokratik, ku të treja pushtetet janë të pavarura nga njëra-tjetra, legjislativi, gjyqësori dhe ekzekutivi, që një gjykatë, qoftë edhe ajo Kushtetuese, t’u imponojë deputetëve se si duhet të ngrenë dorën. Kjo nuk ndodh.

    Zëri i Amerikës: Po ajo që lihet të kuptohet nga Opinioni, është që nuk duhet të votohet fare. Duhet t’i kalojë direkt Gjykatës.

    Rama: Ky është një interpretim tjetër i tepërt, sepse Opinioni i Komisionit të Venecias është i qartë si drita e diellit: Parlamenti nuk imponohet, e nëse diçka do të kalojë në parlament, aty do të vendosë parlamenti, ndaj nuk vendos askush tjetër.

    BE per Mandatin e Xhaçkës është i qartë si drita e diellit Rama: Më shqip nuk ka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zbulohet foleja e prostitucionit dhe e shitjes së drogës, ndalohen 4 kolumbiano-domenikanet, organizatori në kërkim

    April 30, 2026

    Investimet e huaja, rajoni konsolidohet me qendra prodhuese, ne bëhemi ekonomi “real estate”

    April 30, 2026

    Nafta kalon mbi 125 dollarë, rritet frika për ndërprerje të gjatë të furnizimit nga Hormuzi

    April 30, 2026

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.