Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për VOA foli për hetimet e bëra nga SPAK që së fundmi kanë përfshirë me dhjetra politikanë.
Më tej Rama teksa u pyet për hetimet e bëra ndaj kryebashkiakut të Tiranës u shpreh se jo kushdo që hetohet ka faj.
Zëri i Amerikës: Pyetja për shqetësimin, lidhet pikërisht me këtë, jo me faktin që ju habiteni nga kjo gjë, por a mund t’ju pyes për rastin e zotit Veliaj i përfshirë së fundmi në hetime? A e cenon kjo imazhin e Partisë suaj?
Kryeministri Rama: Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate, sikurse ka qenë rasti i një shpifësi recidiv. Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese.


