Janë publikuar momentet kur nënkryetari i PD-së, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, ka humbur ndjenjat gjatë protestës së opozitës sot më 23 dhjetor.
Momenti që ai u ndje keq ka qenë një moment paniku ku protestuesit dhe kolegët e tij kërkonin ndihmë.
Deputeti aktualisht është transportuar në spitalin e Traumës, ndërsa ende nuk dihet qartësisht se çfarë ia shkaktoi atë gjendje.
Deputeti demokrat u shpreh për mediat se e kanë shtyrë dhe e kanë gjuajtur me shkelma policët në protestë.
“I thashë jam Nënkryetari i Parlamentit por këtu nuk ka më institucione, ka vetën violencë dhe rezistencë qytetare.
E gjitha është përpjekje për të krijuar provokim, sepse qytetarët kanë të drejtë të protestojnë.
Berisha: Gjuajini k*iminelët e qeverisë me vezë e domate. Kreu i PD niset drejt spitalit
Bashkia e Tiranës i bën aktivitetet në rrugë edhe PS, është e drejta e Partisë Demokratike, e qytetarëve të protestojnë në rrugë. Po rrëmbejnë qytetarët. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në protestë.
Të gjithë do të përgjigjen para drejtësisë për mënyrën si po sillen. Një polic erdhi më shtyu me duar e më gjuajti me shkelma sikur të mos ishim njerëz po prej betoni”, tha Gjekmarkaj per mediat.
“Kam aritmi, nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore, po shkoj drejt spitalit ushtarak”, u shpreh për Top Channel Gjekmarkaj.


