Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka zbuluar detaje nga incidenti i ndodhur sot me të. Ai pretendon se është dhunuar nga policia gjatë protestës.
Deputeti demokrat shprehet se e kanë shtyrë dhe e kanë gjuajtur me shkelma.
“I thashë jam Nënkryetari i Parlamentit por këtu nuk ka më institucione, ka vetën violencë dhe rezistencë qytetare.
E gjitha është përpjekje për të krijuar provokim, sepse qytetarët kanë të drejtë të protestojnë.
Bashkia e Tiranës i bën aktivitetet në rrugë edhe PS, është e drejta e Partisë Demokratike, e qytetarëve të protestojnë në rrugë. Po rrëmbejnë qytetarët. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në protestë.
Të gjithë do të përgjigjen para drejtësisë për mënyrën si po sillen. Një polic erdhi më shtyu me duar e më gjuajti me shkelma sikur të mos ishim njerëz po prej betoni”, tha Gjekmarkaj per mediat.
“Kam aritmi, nuk jam në gjendje të mirë shëndetësore, po shkoj drejt spitalit ushtarak”, u shpreh për Top Channel Gjekmarkaj.


