Nëpërmjet një postimi të bërë në platformën “X” kryeministri i vendit i është përgjigjur platformës TikTok, për mbylljen e saj në Shqipëri.
Rama shkruan se ndalimi i kësaj platforme në Shqipëri, për të paktën 1 vit nuk është një reagim i nxituar, por një vendim i këshilluar me komunitetet e prindërve në shkollave në të gjithë vendin.
Më tej, kreu I qeverisë thekson se “TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të platformës”.
Sakaq ju kujtojmë se gjatë ditës së sotme, demokratët Berisha e Bardhi ishin kundra vendimit me pretendimin se kjo është një strategji e Ramës për të bllokuar fitoren e demokratëve në 2025.



