Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndërtimi i anijeve në Pashaliman/ Rama: Shpresoj që luftërat të përfundojnë, jemi shumë të vegjël për…

    Prindërit në panik për fëmijët/ Deklarata e ministres Kumbaro për gratë me shami pranë shkollave

    “Mjaft më me propagandë”/ Kosova nuk zgjodhi Presidentin e ri, Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtesitë hapen nga populli

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Showbiz

    Mesazhi i Edlira Çepanit në Fest 63: Forca e vetmja mundësi që ke në jetë

    December 20, 2024
    Mesazhi i Edlira Çepanit në Fest 63: Forca e vetmja mundësi që ke në jetë
    Edlira Çepani

    TIRANË– Edlira Çepani, aktivistja e njohur shqiptare e cila humbi 3 muaj më parë bashkëshortin e saj, Gert Bogdanin, ish-deputet i PD-së.

    Ajo u përball me dhimbjen më të madhe pasi ishte e pamundur që ish-deputeti t’i mbijetonte infarktit në zemër.

    Aktivistja sëfundmi ka ndarë një mesazh mjaft frymëzues teksa ka qenë e ftuar në Fest 63.

     FJALA E PLOTË E EDLIRËS:

    “Nuk e kupton sa e fortë je, derisa të jesh e fortë, është e vetmja mundësi që ke në jetë. Këtë shprehje ma tha para disa kohësh një mik i mirë, dhe më erdhën menjëherë në mend të gjitha ato gra që kam takuar në momente të ndryshme të rrugëtimeve të mia nëpër Shqipëri. Njëra prej tyre mbante edhe dy fëmijë në një fshat pa ujë, pa kushte, e dhunuar, në një shtëpi të ndërtuar vetë. I rriste vetë fëmijët e vet. Atë ne e ndihmuam që të dilte nga ai realitet, ama gra të tjera si ajo unë i kam çdo ditë në zemër sepse e kanë këtë sfidë dhe sa herë i takoj, i kam model force.

    Një nga qindra mësueset që kam pasur fatin të takoj dhe që kanë zgjedhur t’u japin mësim fëmijëve në zonat më të thella, ka vendosur të jetë edhe një zë i fortë në politikat lokale. Sa herë e shoh të ringrihet pavarësisht vështirësive që ka, aq më shumë frymëzohem të kontribuoj me aq sa mundem për çdo grua që ka vendosur të ngrejë zërin. Mijëra gra që kam pasur fatin të takoj nëpër Shqipëri, janë zëri i forcës për këdo. Ato janë ngritur dhe ja kanë dalë gjithmonë. Të gjitha ato ishin forca ime edhe në momentin tim më të vështirë të jetës, janë forca ime edhe në ditët më të bukura kur kam mundësi të bëj diçka për to. E vërteta është që ne shpesh, ose asnjëherë nuk i zgjedhim dot ato që ndodhin në jetë, nuk e ndalojmë dot rrjedhën e jetës, por kemi në dorë mënyrën si reagojmë për to, kemi në dorë që dhimbjen ta kthejmë në forcë dhe të mësojmë të ecim përpara.

    Në Shqipërinë tonë të vogël është shumë e vështirë të jesh një grua, që kur lind e deri sa mbyll sytë. Gratë shqiptare janë vërtetë heroina, por kjo nuk do të thotë që duhen lënë vetë. Heronjtë duhen mbështetur. Këdo që ne e njohim duhet ta mbështesim sepse në këtë vend të vështirë, duhet të zgjedhim të jetojmë me vlera sepse një shoqëri që nuk i mbështet më të mirët është e destinuar të vuajë. Ngado që ta ktheni shikimin do të gjeni një grua që frymëzon, një nënë, një vajzë e cila ka vendosur të ringrihet dhe po mundohet që t’ia dalë me të gjitha vështirësitë e saj. Do të gjeni edhe djem, burra, baballarë që frymëzojnë, mbështetja dhe mirënjohja për të gjithë këta njerëz që na e bëjnë jetën më të mirë, edhe kur ndoshta nuk janë më fizikisht pranë nesh, por na e mbushin shpirtin me vlera dhe me dritë./Radar.al 

    Edlira Çepani ndarja nga jeta e Gert Bogdani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndërtimi i anijeve në Pashaliman/ Rama: Shpresoj që luftërat të përfundojnë, jemi shumë të vegjël për…

    April 29, 2026

    Prindërit në panik për fëmijët/ Deklarata e ministres Kumbaro për gratë me shami pranë shkollave

    April 29, 2026

    “Mjaft më me propagandë”/ Kosova nuk zgjodhi Presidentin e ri, Osmani: Rrugët që mbyllen nga padrejtesitë hapen nga populli

    April 29, 2026

    Të tjera ndryshime në radhët e Policisë, emërohet drejtori i ri në Hetimin e Krimit Ekonomik

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.