Moderatorja e njohur Kiara Tito ditën e sotme tërhoqi goxha vëmendje me një postim të bërë në profilin e saj në Instagram.
Radar.al raporton se nëpërmjet një Instastory Kiara postoi një foto të saj ku shfaqej në një studio përpara mikrofonit teksa mban kufjet në vesh.
Referuar fotos nëpër rrjet u ngritën aludime të shumta e të ndryshme: Kiara po rikujton kohërat e vjetra në radio apo ajo po përgatitet për ndonjë projekt muzikor???
Se si qëndron e vërteta, kjo mbetet për t’u parë me kalimin e kohës nëse moderatorja do të japë më shumë detaje.
Nuk janë të pakta dyshimet se Kiara mund të na sjellë ndonjë bashkëpunim me partnerin e saj./ Radar.al



