Këngëtarja shqiptare, Vesa Luma së fundmi u bë një nga personat e njohur që ka reaguar pas publikimit të videos së Parashqevi Simakut, ku ajo shihej në një gjendje të mjerueshme e cila kërkon lëmoshë.
Luma përgjatë reagimit të saj shprehu trishtim për etjen e disa shqiptarëve që duan ta shikojnë këngëtaren në këtë gjendje, duke përmendur rastin e gruas që e filmoi dhe i dha një buzëkuq.
Më tej, Vesa Luma është kurioze të dijë se nëse ata e duan kaq shumë, përse e postojnë atë në një situatë të tillë.
“Po, shumë e trishtueshme video e Parashqevi Simakut,por më e trishtueshme etja e shumë shqiptarëve për ta parë në atë gjendje..zonja e huaj tu e ndjek nëpër metro e duke i dhënë buzëkuq -“vetëm këtë kam të më falësh” thoshte ajo zonja që pa pikë turpi e regjistronte me kamerë pa e pyt e pa e marr aprovimin e saj…dhe me vrull gjithë portalet pas saj.
Meqë e dashkët aq shumë,pse postoni në gjendje të tillë? Ajo mund të jetë e varfër,po ju a e ushqyet shpirtin e uritur? Kur do të ngopeni?
Jeta e gjithsecilit nga ne është dramë në vete – me uljet e ngritjet tona.. Asnjë nga ne nuk e dijme se me ç’ka na përplasë jeta pas disa vitesh. Ruajeni shpirtin njerëz ju lutem” u shpreh Vesa Luma.
LEXO EDHE:


