Një emigrante shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Elvira Tata, takoi pak ditë më parë këngëtaren e madhe shqiptare Parashqevi Simaku.
Në një intervistë për Top Channel, ajo rrëfen ndjesitë e atij takimi, si e njohu divën e muzikës shqiptare dhe se çfarë i tha ajo.
“Nuk e dija ku jetonte. E gjeta te një stacion i madh treni. E shikoj të ulur, e pyes a je Parashqevi Simanku? Kush je tha, lere thash kush jam unë, po ke ngritur një Shqipëri. Kisha byrek të ngrohtë me spinaq me vete, unë kam mall për byrekun tha. Dëgjonte muzikë Jazz”-tregon ajo.


