Forca të shumta të Drejtorisë së Policisë Vlorë janë duke zhvilluar një operacion duke nisur nga mbrëmja e 15 dhjetorit deri aktualisht, në Vlorë, Sarandë e Delvinë.
Nga burime paraprake bëhet me dije se janë shoqëruar rreth 15 persona të cilët akuzohen për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
Të gjithë personat janë shoqëruar me furgonë policie drejt Vlorës ku po merren në pyetje.
Detaje priten në orët në vijim.


