Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi më 13 dhjetor se Policia e Shtetit ka arritur të zbardhë masakrën e Dobraçit në Shkodër.
Nga atentati humbën jetën katër persona, mes tyre edhe dy të pafajshëm.
Hoxha tha se Policia e Shtetit pritet të ketë së shpejti një deklaratë për media, ku do të japë detajet nga ngjarja e ndodhur dhe emrat e personave përgjegjës.
“Kemi pasur raste dhe ngjarje kriminale me pasojë vdekjen. Policia, në bashkëpunim me prokurorinë e SPAK, po heton këto ngjarje. Dje, në Shkodër, u zhvilluan kontrolle, ndalime dhe shoqërime të personave të implikuar në ngjarje të rënda kriminale. Për emrat duhet të presim deklaratat shumë shpejt, edhe për emrat e implikuar në ngjarjen e Dobraçit,” u shpreh ministri.
SPAK e RENEA blindojnë Shkodrën, gazetarja zbulon: Në atentatin në Dobraç u plagos rëndë një autor


