TIRANË– Në “Mirëmbrëma Yje” Arbana Osmani e ka pyetur Alketa Vejsiun lidhur me angazhimin e saj në Top Albania Radio, dhe vendimin për t’u larguar në një televizion tjetër.
Arbana: Ai vendim që t’i more atëherë, je penduar? Ke thënë si do kishte qenë karriera jote nëse s’do e kishe marrë atë vendim. Do kishe vazhduar të qëndroje tek TOPI?
Alketa: Ja do kishim qënë neve dy këmbë në një këpucë të dyja. Aty pastaj mbase do kishim thënë hap içik vënd (improvizon me krahë dhe qesh)
Arbana: Realisht nëse do ta kishim patur atë rivalitetin që mendojnë njerëzit që e kemi. Gjë që se kemi patur kurrë.
Alketa: Pse thonë njerëzit kështu, vërtet asnjëherë se kam menduar? Si mendon ti?
Arbana: Më e bukur fabula kështu. Më e bukur fabula dy rivale apo dy mikesha? Boring.(E mërzitshme). Ja këto shkojnë mirë. (mbledh krahët).
Alketa: Po mirë shkojmë ne. S’jemi zënë asnjëherë. Na kanë bërë rivale kot. Gjithë të fuqishmit në botë rrinë bashkë./Radar.al


