Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Të dhënat: Depozitat nuk mbajnë ritmin e ekonomisë, Shqipëria humbet kryesimin në rajon

    December 10, 2024
    Të dhënat: Depozitat nuk mbajnë ritmin e ekonomisë, Shqipëria humbet kryesimin në rajon
    Foto ilustruese

    TIRANË- Rritja e depozitave në vitet e fundit ka qenë më e ngadaltë në raport me rritjen ekonomike. Kjo ka bërë që Shqipëria të humbasë kryesimin si vendi i Ballkanit Perëndimor me sasinë më të madhe të depozitave bankare ndaj ekonomisë. Të dhënat krahasuese nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit 2023 depozitat bankave të shqiptarëve ishin sa 62.91% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

    Ky tregues ka rënë për të tretin radhazi. Në 2022, depozitat përbënin 64.89% të PBB-së, ndërsa në vitin pandemik 2020 ky raport kishte arritur nivelin rekord prej 75.44%. Por, rritja e shpejtë ekonomike në periudhën pas pandemisë nuk është ndjekur dot nga një rritje në përmasa të njëjta e depozitave.

    Një efekt të konsiderueshëm ka pasur padyshim edhe efekti i kursit të këmbimit. Më shumë se gjysma e depozitave bankare në Shqipëri janë në monedhën euro. Edhe shtesa e depozitave në vitet e fundit ka ardhur kryesisht në monedhën europiane. Por, zhvlerësimi i euros ndaj lekut (gati 25% që nga pandemia) ka ndikuar negativisht vlerën e depozitave në valutë dhe raportin e tyre ndaj prodhimit kombëtar.

    Tashmë, Shqipëria nuk është më vendi me sasinë më të madhe të kursimeve të mbajtura si depozita kundrejt PBB-së. Kjo renditje vitin e kaluar kryesohej nga Maqedonia e Veriut, ku depozitat kanë një vlerë sa 64.19% e PBB-së. Shqipëria renditet e dyta me 62.91%, por e ndjekur shumë afër nga Kosova, me 62.81% të PBB-së. Vijon Mali i Zi me 53.42%, Bosnje-Hercegovina, me 51.16% dhe Serbia me 48.99%.

    Përgjithësisht, individët në rajonin e Ballkanit Perëndimor ngelen të përkushtuar ndaj instrumenteve më tradicionale të kursimit. Kjo tendencë ka qenë mjaft e theksuar edhe te shqiptarët. Megjithëse në dekadën e fundit ka një rritje të investimit në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare, në mënyrë direkte apo përmes fondeve të investimit, pjesa dërrmuese e shqiptarëve preferojnë t’i mbajnë paratë në depozita bankare.

    Vlerësohet se në fund të vitit të kaluar, depozitat bankare përbënin rreth 84% të kursimeve totale të shqiptarëve, ndërsa pjesa tjetër është e shpërndarë mes instrumenteve të boxhit të qeverisë, fondeve të investimit, atyre të pensionit dhe obligacioneve të shoqërive tregtare.

    Dominimi i depozitave mund të lidhet pjesërisht edhe me mungesën e tregjeve të zhvilluara të kapitalit në rajon. Në vitin 2023, në Shqipëri u bë për herë të parë listimi i një titulli financiar të emetuar nga një kompani private në Bursë, por qysh atëherë nuk ka pasur zhvillime të tjera.

    Niveli i lartë i depozitave në vendin tonë është mbështetur edhe nga remitancat, me një pjesë e mirë e kursimeve të emigrantëve që janë mbajtur në bankat shqiptare. Depozitat e publikut përbëjnë bazën e aktivitetit të ndërmjetësimit financiar në Shqipëri dhe që qenit një treg i pasur në depozita ka ndihmuar në zhvillimin e një sektori bankar të qëndrueshëm dhe të pavarur nga burimet e huaja të financimit.

    Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit shtator 2024 totali i depozitave në banka arriti në 1.641 trilionë lekë ose pothuajse 16.7 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, depozitat u rritën me 88 miliardë lekë ose 5.7%./MONITOR

    Depozitat Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    June 24, 2026

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    June 24, 2026

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një shtetas nga Kosova

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.