Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez, duket shumë në formë me linjat e saj trupore në fotot e reja që ka postuar në Instagram.
E veshur me një fustan të zi të gjatë dhe me kurrizin zbuluar, ajo ka shkrepur disa foto përpara se të dilte për një darkë.
Lopez është duke kaluar dhimbjen e ndarjes së saj nga Ben Affleck, i cili momentalisht po gjen ngushëllim tek ish-bashkëshortja dhe 3 fëmijët e tij.
Në mbishkrimin që ka shoqëruar postimin ajo ka shkruar: “Beso në vetvete”.
Pak orë më vonë ajo bëri një tjetër postim ku e shohim me të njëjtin fustan duke gatuar: “Pjesa ime e preferuar pas një nate jashtë, është vakti i mesnatës”, ka shkruar ajo krahas fotove të saj.



