Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Statistikat: Kredia në euro po i rikthehet rritjes

    December 9, 2024

    TIRANË- Kredia në euro i është kthyer rritjes në 2024. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit tetor kredia në monedhën europiane arriti vlerën e barasvlershme të 325.8 miliardë lekëve. Kredia në euro është rritur me 7.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, rritja e paraqitur në lekë është tkurrur ndjeshëm nga efekti i kursit të këmbimit. Këtë vit leku ka vijuar të forcohet ndaj euros. E zhveshur nga efekti i kursit të këmbimit, rritja vjetore e portofolit të kredisë në euro do të ishte afërsisht 13%.

    Rritja e kredisë në euro këtë vit mund të shpjegohet me disa faktorë. Së pari, kreditimi i ekonomisë në të gjitha monedhat e ka shpejtuar ndjeshëm rritjen në 2024. Statistikat tregojnë se rritja vjetore e portofolit të kredisë për ekonominë ka arritur nivelin më të larta në lart në më shumë se 15 vjet. Rritja me ritme relativisht të larta të ekonomisë dhe gjendja e mirë e bilanceve të sektorit bankar kanë mbështetur përshpejtimin e kreditimit të sektorit privat.

    Një faktor që e ka ndikuar në mënyrë më specifike kreditimin në euro është rimëkëmbja e kreditimit të biznesit. Kredia për biznesin këtë vit po rritet me ritme të shpejta, veçanërisht në segmentin që lidhet me financimin e blerjes së pasurive të paluajtshme. Duke qenë se kërkesa për kredinë në euro në pjesën më të madhe vjen nga bizneset, rritja e kreditimit në këtë segment të tregut ka ndikuar edhe në rritjen e kredisë në euro.

    Gjendja e likuiditetit në euro e sektorit bankar është mjaft e mirë, e mbështetur nga rritja me ritme dyshifrore e depozitave në monedhën europiane gjatë viteve të fundit. Ky faktor e ndikon pozitivisht edhe ofertën për kredi në euro. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia në euro për bizneset është rritur me 13% me bazë vjetore. Nëse shtojmë edhe efektin e kursit të këmbimit, rritja e kredisë për biznesin në monedhën europiane do të shkonte në rreth 19%.

    Një faktor tjetër që ka ndikuar pozitivisht kërkesën për kredi në euro është edhe rënia e normave të interesit. Duke filluar nga mesi i vitit 2022, normat e interesit të euros kishin filluar një rritje të shpejtë, duke ndjekur linjën e politikës monetare të Bankës Qendrore Europiane (ECB). Kjo solli një frenim të fortë të kreditimit në euro në 2023.

    Në fund të vitit 2023, portofoli i kredisë në euro ishte në rënie në 6.7%, megjithëse në një masë të madhe rënia u përcaktua edhe nga efekti i kursit të këmbimit. Por, rritja e normave të interesit arriti pikun në shtator 2023, ndërsa që nga mesi i këtij viti ECB-ja ka nisur uljen e tyre. Kjo po reflektohet edhe në normat e interesit në tregje. Treguesi kryesor benchmark, Euribori, ka prekur nivelet më të ulëta në dy vitet e fundit. Në këto kushte, kredia në monedhën europiane po bëhet përsëri e leverdishme./MONITOR

    Kredia në euro rritet kredia ne euro
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përfundon mbledhja e qeverisë, fokusi te protestat, porositë e Ramës për ministrat dhe drejtuesit politikë

    June 24, 2026

    Rama mbledh drejtuesit politikë dhe ministrat në selinë e PS-së

    June 24, 2026

    “Provova t’i vesh këpucët e kryeministrit”, Rama publikon mesazhin e qytetarit: Shqipëria ka ndryshuar

    June 24, 2026

    Aksident në aksin Lezhë–Mabë, humb jetën një shtetas nga Kosova

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.