CËRRIK– Policia ka vënë në pranga 39-vjeçarin Ëngjëllush Ibrahimi i akuzuar për plantacionin e drogës në Pejë. I riu nga Peja është arrestuar në Cërrik me qëllim ekstradimin në Kosovë.
Gjykata e Pejës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:
Cërrik/I akuzuar nga Gjykata e Pejës, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin në Kosovë, 39-vjeçari.
Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar E. I., 39 vjeç, banues në Cërrik.
Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për ekstradimin e 39-vjeçarit./Radar.al



