Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Drafti, nga kontratat dinamike të energjisë tek integrimi rajonal i tregut çfarë ndryshon

    Komanda Qendrore e SHBA: Kemi bllokuar kalimin e 31 anijeve drejt Iranit

    Bizneset, alarm për rritje kostosh dhe humbje konkurrueshmërie, kërkohet heqje e akcizës te nafta

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Mijëra sirianë i largohen Homsit, qyteti i tretë më i madh i vendit

    December 7, 2024

    Rebelët sirianë njoftuan se kishin arritur qytetin e tretë më të madh të vendit, Homs. Mijëra njerëz iu larguan ndërkaq qytetit, të ndodhur në qendër të Sirisë.

    Zhvendosja e banorëve u njoftua nga mediat pro-qeverisë dhe nga një organizatë opozitare që po monitoron luftimet.

    Më herët të premten, kryengritësit sirianë hynë në dy qytete të tjera, në veri të qytetit të Homsit.

    Hyrja në Rastan dhe Talbiseh erdhi një ditë pasi forcat e opozitës morën nën kontroll Hamën, qyteti i katërt më i madh në Siri. Ushtria siriane tha se u tërhoq për të shmangur luftimet brenda qytetit dhe për të mos rrezikuar jetën e civilëve.

    Kryengritësit, të udhëhequr nga grupi xhihadist Hayat Tahrir al-Sham, ose HTS, patën thënë se do të marshonin drejt Homsit dhe kryeqytetit Damask, ku është e vendosur qeveria e Presidentit Bashar Assad.

    Qyteti i Homsit, pjesë të të cilit kontrolloheshin nga kryengritësit deri në vitin 2014, është një udhëkryq i rëndësishëm midis Damaskut dhe rajoneve bregdetare të Sirisë, Latakia dhe Tartus, ku zoti Assad gëzon mbështetje të gjerë.

    Homsi është provinca më e madhe në Siri dhe kufizohet me Libanin, Irakun dhe Jordaninë. Kryengritësit u gjendën të premten 5 kilometra pranë Homsit, sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani, një grup që monitoron luftën e opozitës.

    “Beteja e Homsit është më e rëndësishmja dhe do të përcaktojë se kush do të sundojë Sirinë”, tha Rami Abdurrahman, shefi i grupit.

    Media pro-qeveritare Sham FM tha se kryengritësit hynë në Rastan dhe Talbiseh pa hasur në rezistencë. Ushtria siriane nuk ka konfirmuar ende nëse është tërhequr nga qytetet.

    Agjencia shtetërore e lajmeve SANA citoi një zyrtar ushtarak të paidentifikuar të thoshte të premten se forcat ajrore siriane dhe ruse po sulmojnë kryengritësit në provincën Hama, duke vrarë dhjetëra luftëtarë.

    Pas rënies së Hamës, aktivistët e opozitës thanë se mijëra banorë të Homsit që janë besnikë të Presidentit Assad u panë duke shkuar drejt Damaskut dhe rajonit bregdetar.

    Ministri i Mbrojtjes i Sirisë tha në një deklaratë televizive të enjten vonë se tërheqja e forcave qeveritare nga Hama ishte një masë taktike dhe u zotua për rimarrjen e zonave të humbura.

    Gjenerali Ali Mahmoud Abbas tha se kryengritësit, të cilët ai i përshkroi si ekstremistë myslimanë, mbështeten nga vende të huaja. Ai nuk i përmendi vendet, por duket se i referohej Turqisë, e cila është një mbështetëse kryesore e opozitës, si edhe Shteteve të Bashkuara.

    “Ne jemi në pozicion të mirë në terren,” tha gjenerali Abbas, duke shtuar se tërheqja e ushtrisë siriane nga Hama të enjten ishte “një masë taktike e përkohshme dhe forcat tona janë në hyrje të Hamas”. Komentet e tij u bënë përpara se kryengritësit të marshonin në jug të Hamës, duke iu afruar Homsit.

    Ofensiva po udhëhiqet nga HTS si dhe një bashkim milicish siriane të mbështetur nga Turqia të quajtur Ushtria Kombëtare Siriane. Marrja e befasishme nën kontroll nga ana e tyre e qytetit verior të Aleppos, një qendër historike biznesi, ishte një fitore e rëndëishme për kundërshtarët e Presidentit Asad dhe rindezi konfliktin që ishte shuar pak a shumë vitet e fundit./voa

    Homsi Mijëra sirianë Rebelët sirianë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Drafti, nga kontratat dinamike të energjisë tek integrimi rajonal i tregut çfarë ndryshon

    April 23, 2026

    Komanda Qendrore e SHBA: Kemi bllokuar kalimin e 31 anijeve drejt Iranit

    April 23, 2026

    Bizneset, alarm për rritje kostosh dhe humbje konkurrueshmërie, kërkohet heqje e akcizës te nafta

    April 23, 2026

    Media e huaj: Bum turistik në Shqipëri, Tirana dhe Riviera në qendër të vëmendjes

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.