Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

    Digjet makina/ Automjeti merr flakë në autostradën Tiranë- Durrës (DETAJET)

    Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Vanesës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Pse PD nuk mori pjesë në protestën e thirrur nga Meta? Berisha: Nuk ishte organizim koalicioni

    December 6, 2024
    Pse PD nuk mori pjesë në protestën e thirrur nga Meta? Berisha: Nuk ishte organizim koalicioni

    Ditën e sotme Partia e Lirisë zhvilloi një protestë para ambjenteve të SPAK, për burgosjen e presidentit të tyre, Ilir Meta.

    Qytetarët u mblodhën para godinës me disa pankarta ku shënohej “Ndal burgimeve politike”.

    Teksa protesta po zhvillohej, Ilir Meta reagoi nga burgu. Nëpërmjet një letre presidenti i PL bëntë thirrje që tubimi të vazhdonte sepse sipas tij, ishte Dumani ai që e firmosi rrëmbimin e tij.

    Nga ana tjetër, sekretari i PL-së Tedi Blushi, teksa mbajti fjalim, ngriti akuza ndaj SPAK si shkatërruesi i reformës në drejtësi dhe që po mbron korrupsionin.

    Ai akuzoi Dumanin si mercenar më të verbër të rilindjes, që sipas tij ka mision persekutimin politik të opozitës.

    “Është ky Altin Dumani që shkul një fshat të tërë për ta hetuar për një autokombajnë pa leje. Është një institucion mashtrues e montues procesesh të rreme me zero fakte e dokumente dhe zero prova ndaj liderëve të opozitës vetëm për llogari të narkomafies. Dumani është armiku i shtetit të së drejtës, lirive, dinitetit njerëzor të çdo shqiptari. Është mercenari më i verbër i rilindjes, misioni i të cilit është persekutimi politik i opozitës”.

    Prezentë në protest ishin Erisa Xhixho, Tedi Blushi, Petrit Vasili, Lefter Maliqi, Genc Gjokutaj dhe Petraq Milo. Por munguan Edmond Haxhinasto, Edmond Panariti dhe Agim Nesho.

    Po ashtu as Monika Kryemadhi paralajmëroi se nuk I bashkohej protestës ndaj ish-bashkëshortit të saj.

    Kësaj proteste nuk iu bashkua aleati Sali Berisha e zyrtarë të lartë të PD por gjithashtu munguan edhe disa eksponentë të vetë PL-së.

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot gjatë një konference për shtyp se ata ishin të ftuar të merrnin pjesë, por kjo protestë nuk ishte organizuar nga koalicioni.

    Berisha tha se PD së bashku me PL-në do ta dërgojë çështjen e arrestimit të tij në Komitetin Antitorturë të Këshillit të Evropës.

    “Protestën e organizonte Partia e Lirisë. Demokratët kanë qenë të ftuar të marrin pjesë, por nuk ka qenë organizim i koalicionit kjo protestë. Përkundrazi, PD e konsideron rrëmbimin e Ilir Metës dhe keqtrajtimin e tij, zvarritjen dhe goditjen, si një nga aktet më të rënda të torturës publike të regjistruara nga vitet ’50 gjer sot.

    Dhe PD, së bashku me PL do e dërgojë këtë rast përpara Komitetit Antitorturë të Këshillit të Europës, në mënyrë që ata që e organizuan këtë akt, të marrin ndëshkim ndërkombëtar. Akt i verbër i hakmarrjes politike e Edi Ramës ndaj Ilir Metës”, tha Berisha.

     

    mungon PD protestën e thirrur nga Meta reagon Berisha
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    BE: Keqardhje që partitë në Kosovë s’gjetën një figurë unifikuese për president

    April 30, 2026

    Digjet makina/ Automjeti merr flakë në autostradën Tiranë- Durrës (DETAJET)

    April 30, 2026

    Pas puthjes pasionante, Indri ka dy fjalë për prindërit e Vanesës

    April 30, 2026

    Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë: Situata e sigurisë e brishtë, me potencial për tensione të reja në Veri

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.