Një krim i rëndë në një familje shqiptare u zbulua të enjten e 5 dhjetorit. Kastriot Cenko i ka marrë jetën bashkëshortes së tij, Alba, në mënyrë brutale.
Ai ka deklaruar para hetuesve se shkak janë bërë dyshimet e tij se gruaja e kishte tradhtuar.
“Nga Facebook e mora vesh ata e kërkonin kishin një javë që e kërkonin kishin bërë dhe denoncim por nuk ashtu. Ku i dinim ne si ishin marrëdhëniet e tyre. Nuk dimë gjë. Prindërit e vetë të raskapitur të shkretët vëllezërit motrat s’dinin çfarë të bënin. vetëm mendonin si ta sillnin kufomën se nuk janë në gjendje të mirë”, tha e afërmja e viktimës për emisionin Zemer e Hapur.
“Ne e kërkuam 1 javë, ai na tha se ishte kurvë”, tha e afërmja.
NGJARJA
Alba Cenko nga Fieri është gruaja që ka humbur jetën. 39 vjeçari, po nga qyteti i Fierit, e ka goditur me çekiç në kokë gruan duke bërë që ajo të humbasë ndjenjat dhe të rrëzohet përtokë.
Më pas, Kastriot Cenko e ka mbytur me duar, e ka mbështjellë trupin e pajetë me çarçaf dhe e ka fshehur në dhomën e tyre.
Të nesërmen në mëngjes fëmijët janë zgjuar nga gjumi, janë bërë gati për shkollë dhe kur pyetën babain se ku ishte nëna e tyre, Kastrioti u tha se Alba kishte shkuar në punë.
Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij. Dy fëmijët janë kthyer në shtëpinë e tyre dhe aty babai 39 vjeçar ka vendosur të thërriste policinë dhe të rrëfente krimin. Thirrja është bërë pak pas orës 18.00 të pasdites me orën greke dhe kur efektivët kanë mbërritur, kanë ndjerë erën e keqe që vinte nga papafingo.
Paraprakisht, mediat greke raportojnë se gjithçka ka ndodhur kur gruaja, sipas pretendimeve të Kastriotit, ka marrë një telefonatë nga një mik i tij dhe ka hyrë në tualet për të folur. 39 vjeçari e kishte parë telefonin, u zemërua dhe vendosi të vriste gruan e tij, Alba Cenkon.
“Më verboi xhelozia dhe e vrava”, ka deklaruar Kastriot Cenko para oficerëve, duke pranuar krimin makabër.


