Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Mungon vetëm firma, titullari i Bayern drejt rinovimit të kontratës

    Fillon “dasma e vitit”/ Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festën mes të ftuarve në Palermo

    Botërori 2026/ Alarm te Gjermania, Neuer bën me dhimbje koke trajnerin Nagelsmann

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Komisioni i Venecias shqyrton sot mandatin e Olta Xhaçkës!

    December 6, 2024

    VENECIA– Komisioni i Venecias do të shqyrtojë ditën e sotme mandatin e Olta Xhaçkës, kërkesën e Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali për të zgjidhur atë që shumica e shikon një ngërç të krijuar në marrëdhëniet me Gjykatën Kushtetuese, për rastet e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit.

    Kujtojmë se kërkesa u dërëgua nga Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali drejtuar Presidentes së Komisionit të Venecias, Claire Bazy Malaurie. Ndërsa një mision faktmbledhës u caktua nga komisioni për të dëgjuar palët.

    Në seancën e 13 shtatorit 2024 në Kuvend vota e deputetëve socialistë pengoi për herë të tretë kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të deputetes socialiste, ish Ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Në ndryshim nga dy rastet e mëparshme, socialistët abstenonin në shumicë (65 vota) dhe vetëm 9 votuan kundër.

    Kryetarja e Kuvendit iu drejtua Komisionit të Venecias një letër për të marrë opinion nëse Gjykata Kushtetuese mund të imponojë një deputet se si duhet të votojë. Opinioni nga Komisioni i Venecias kërkohet për të qartësuar sjelljen me rastet që do të pasojnë, për të shmangur një tjetër përplasje mes dy institucioneve më të larta të shtetit shqiptar, Gjykatës Kushtetuese dhe Kuvendit.

    Kujtojmë se në seancën parlamentare të ditës së djeshme, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi kryetaren e parlamentit se po mbante të fshehur draft opinionin e komisionit të Venecias dhe se nuk kishte ftuar pjesëtarë të opozitës të ishin pjesë e grupit që do të jenë sot në Komisionin e Venecias. Spiropali në replikë tha se nuk e kishte shpërndarë draftin./Radar.al 

    komisioni i venecias mandat i Olta Xhaçkës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Mungon vetëm firma, titullari i Bayern drejt rinovimit të kontratës

    June 6, 2026

    Fillon “dasma e vitit”/ Dua Lipa dhe Callum Turner nisin festën mes të ftuarve në Palermo

    June 6, 2026

    Botërori 2026/ Alarm te Gjermania, Neuer bën me dhimbje koke trajnerin Nagelsmann

    June 6, 2026

    Qytetarët sërish protestë në Tiranë kundër resortit në Zvërnec

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.